Aktualitet

Virozat / Radhë të gjata te Pediatria e Tiranës, prindërit: Këtu është bërrnut fare

4 Janar 2022, 12:23 Nga DOSJA
Virozat / Radhë të gjata te Pediatria e Tiranës, prindërit:

TIRANË – Radhë të gjata janë regjistruar ditën e sotme në Pediatrinë e Tiranës, ku ka një numër tepër të lartë fëmijësh, të cilët pritet të vizitohen nga mjekët e tyre për shkak të përhapjes së virozave stinore në këtë periudhë të vitit. Por, radhët e gjata kanë qenë shkak e një përplasjeje fizike mes prindërve të tyre, për shkak të radhës.

Prindërit e të vegjëlve shprehen për Fax News se janë të detyruar të rrinë jashtë pasi brënda ka shumë njerëz, dhe kanë frikë se fëmijët mund të marrin edhe ndonjë infeksion tjetër.

“Është me numër radhe, mungon shërbimi, mungojnë mjekët, djali nuk rri dot ulur, jam unë që detyrohem të rri jashtë me djalin”, shprehet një prej prindërve.

“Nëse një njeri vjen në drekë, i vjen radha vetëm në darkë. Nuk është hera e parë që ka vonesa, nuk e kemi idenë se çfarë po bëhet brenda, nuk është vetëm sot, ky vend nuk bëhet, Shqipëria për spitale është bërrnut fare”, shprehet një tjetër.

“Kam 20 veta përpara në radhë, fëmijës i duhet të bëjë konsultën, nuk ka mjekë, ska pediatër. Do nja tre orë që të mbarosh punë. Fëmijën e kam me kriza barku, me dy mjekë si do të përballohen gjithë këto njerëz. Brenda është miting, ajri është i rënduar, më mirë presim jashtë”, u shpreh një tjetër prind në pritje.

Ky shtim i fluksit dedikohet qarkullimit në vend edhe të virozave të stinës, si dhe zhvillimit normal të shkollave, ku nxënësit janë në kontakt me njëri-tjetrin. Mes rasteve të paraqitura për ndihmë mjekësore ka pasur edhe fëmijë me Covid, por që në total përfaqësojnë raste të rralla krahasuar me fluksin.

Por ajo që shihet si shqetësim nga mjekët është fakti që në dimër pritet të ketë një bashkërendim të viruseve, duke sjellë forma të komplikacioneve që zakonisht shfaqeshin në muajt shkurt dhe mars.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pediatria pediatria e tiranes virozat e stinës pediatria pediatria e tiranes virozat e stinës

Sondazh

Poll