Aktualitet

Aksident në Kamëz, motoristi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, vdes në vend

4 Janar 2022, 13:23 Nga DOSJA
Aksident në Kamëz, motoristi humb kontrollin dhe përplaset me

TIRANË – Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motorcikletën e tij në vendin e quajtur ‘Tre fushat’ në Kamëz. Viktima E.K. teksa ishte duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një shtyllë tensioni aty pranë. Si pasojë e përplasjes së fortë, mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Tiranë, Informacion paraprak / Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez aksident ne kamez

Sondazh

Poll