Aktualitet

Dërgoi në spital Pirolin,kushëriri:E çova te ura, takoi një person, erdhi i plagosur

4 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
Dërgoi në spital Pirolin,kushëriri:E çova te ura, takoi

SHKODËR-Dëshmia e personit që e transportoi Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës është zbardhur. Mark Nika është kushëriri i 34-vjeçarit Vinçens Piroli i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri silenciator nga një person ende i paidentifikuar. Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34-vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person. Ai shton se e ka lënë në hyrje të Shkodrës, e më pas kushëriri i tj është futur në një rrugë dytësore. Nika thotë se Piroli u kthye në makinë i plagosur e më pas e ka transportuar në spitalin e Lezhës, pasi kështu dëshironte ai.

Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur.‘- tha Nika.

LAJMI KRYESOR: U plagos në Shkodër! I kërkuar në Mal të Zi, arrestohet në spital Piroli, DËSHMIA

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mark nika plagoset vincens piroli mark nika plagoset vincens piroli

Sondazh

Poll