Aktualitet

Tritoli në Vlorë/ Tre të shoqëruar, pronari i mjetit i dënuar më parë në Belgjikë

4 Janar 2022, 10:20 Nga DOSJA
Tritoli në Vlorë/ Tre të shoqëruar, pronari i mjetit i

VLORË– Tre persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për autor të mundëshëm të shpërthimit me tritol që u bë në mjetin e Bernard Sinomatit, në Vlorë.

Policia nuk ka ende një pistë hetimi për ngjarjen në fjalë, pasi mjeti i Sinomatit kishte kohë që ishte braktisur, për shkak se pronari jetonte jashtë shtetit. Pronari i mjetit, Bernard Sinomati rezulton të jetë arrestuar nga policia në Vlorë në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, ai rezulton të ketë qënë dënuar në Belgjike ku nga burgu ka dalë një vit me parë.

Lënda plasëse u vendos mbrëmjen e djeshme në makinën ‘Volkswagen Pasat’ me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë poliklinikës në Vlorë. Mjeti ndodhet në pronësi të një gruaje me iniciale A.K. mirëpo përdorej nga 36-vjeçari Sinomataj, i cili jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë. Përveç dëmeve materiale, shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar tek kalimtarët e rastit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bernard sinomataj vlore bernard sinomataj vlore

Sondazh

Poll