Aktualitet

Plagosja e Pirolit/DËSHMIA: Ndihesha i sigurtë në Lezhë. Identifikohet kushëriri

4 Janar 2022, 08:32 Nga DOSJA
Plagosja e Pirolit/DËSHMIA: Ndihesha i sigurtë në Lezhë.

TIRANË-Vinçens Piroli kërkoi që të shkonte në spitalin e Lezhës pas plagosjes pasi aty ndihej i sigurtë. Kështu deklaroi 34-vjeçari përballë grupit hetimor ditën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë. 34-vjeçarit iu komunikua sot masa e arrestit me qëllim ekstradimin e tij në Malin e Zi, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar si autor për vrasjen e Momçillo Gjurishiç.

Piroli dha sot dëshminë e tij në ambientet e spitalit mirëpo nuk tregoi më shumë detaje për plagosjen, si ndodhi apo kush ishte autori.

‘Shkova në spitalin e Lezhës pasi aty ndihesha më i sigurt’- tha Piroli i cili mori 3 plumba me pistoletë me silenciator.

Kushëriri i cili e la në spitalin e Lezhës Pirolin është identifikuar. Mark Nika, në dëshminë e tij tha se nuk e di se kush ka qëlluar ndaj kushëririt apo për çfarë arsye. Nika dëshmoi para bluve të Shkodrës se pasi e la 34-vjeçarin te ura e Bahçallekut, kishte pritur në makinë, ndërsa Piroli ishte futur në një rrugë dytësore për të takuar personin, por ishte kthyer i plagosur.

34-vjeçari Vinçens Piroli mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër pasditen e djeshme, rreth orës 19:00. I riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ai u la në spitalin e Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas u larguar nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

Ndaj Pirolit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç. Ky i fundit u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç, për të cilën është dënuar në 2018 me 13 vjet e gjysmë burg.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dërgoi në spital Pirolin,kushëriri:E çova te ura, takoi një person, erdhi i plagosur

Atentati ndaj Pirolit/Autorët e ndiqnin këmba-këmbës, e qëlluan sa zbriti nga makina

U plagos në Shkodër! Arrestohet te Trauma Piroli, ishte në kërkim ndërkombëtar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens piroli vincens piroli plagoset vincens piroli vincens piroli

Sondazh

Poll