Aktualitet

Arrestimi i Tafilajt! Interpol Tirana: Do ekstradohet në Shqipëri, do vuajë dënimin

4 Janar 2022, 13:08 Nga DOSJA
Arrestimi i Tafilajt! Interpol Tirana: Do ekstradohet në Shqipëri, do

TIRANË – Interpol Tirana ka reaguar pas njoftimit të arrestimit të të shumëkërkuarit Genc Tafilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryekomisarit Arben Zylyftari.

Sipas Interpol Tiranës, Tafilaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Në vijim të njoftimit, thuhet se Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht.

Njoftimi i Interpol Tirana për arrestimin e Genc Tafilajt:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje. Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht. Më datë 02.08.2000, në Shkodër, shtetasi Genc Tafilaj, në bashkëpunim me babain e tij, ka vrarë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.

Genc Tafili, 42-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, është arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa planifikonte të udhëtonte më 31 dhjetor drejt Stambollit.

Arrestimi i Tafilit, sipas policisë gjermane, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, kur Tafili vrau Arben Zylyftarin.

LAJMI KRYESOR: Kërkohej për vrasjen e kryepolicit në Shkodër, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

(a.b-e.h/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet genc tafilaj genc tafili interpol tirana arrestohet genc tafilaj genc tafili interpol tirana

Sondazh

Poll