Aktualitet

Parkoi makinën keq, s’iu bind policisë, procedohet drejtori i Ujësjellësit në Përmet

4 Janar 2022, 11:21 Nga DOSJA
Parkoi makinën keq, s’iu bind policisë, procedohet drejtori i

PËRMET – Policia ka nisur një procedim penal ndaj Drejtorit të Ujësjellësit në Përmet, i cili akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për parkimin e automjetit. Blutë e Përmetit bëjnë me dije se Florian Dauti, 30 vjeç kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe më pas ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Njoftimi i Policisë së Përmetit:

“Nuk iu bind urdhrit dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30 vjeçari. Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet). Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qendrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin. Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Përmetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U procedua se parkoi makinën ku kishte dëshirë, FOTO e kreut të PS në Frashër

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florian dauti permet policia permet florian dauti permet policia permet

Sondazh

Poll