Aktualitet

3 të arrestuar në Durrës për dhunë në familje, në pranga 41-vjeçari i pirë në timon

4 Janar 2022, 11:13 Nga DOSJA
3 të arrestuar në Durrës për dhunë në familje,

DURRËS – Katër persona janë vënë nën prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se ushtruan dhunë në familje, ndërsa një 41-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Në pranga u vunë shtetasit: A. D., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. A. M., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. A. Ll., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së tij. B. F., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur. Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje policia e durresit dhune ne familje policia e durresit

Sondazh

Poll