Aktualitet

Në Indi ndërtohet me ‘Emaar’! Porti i Durrësit me kompani të themeluar në Cayman

4 Janar 2022, 06:49 Nga DOSJA
Në Indi ndërtohet me ‘Emaar’! Porti i Durrësit me

INDI – Sheiku i Dubait, Mohamed Alabbar, pronari i ‘Emaar Properties’, ka vendosur të ndërtojë një qendër madhështore tregtare, prej 5 milion metrash katrorë në Srinagar në Jammu & Kashmir të Indisë.

Mirëpo, nëse në këtë projekt, Alabbar ka vendosur të investojë me firmën e tij ‘Emaar Properties’, në Shqipëri, ai ka zgjedhur që investimin e shumëpritur për ndërtimin e Portit të ri Turistik të Durrësit ta bëjë me një kompani po të tijën, por të themeluar në ishujt Cayman, Alabbar’s Symphony Investments.

Firma e pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, ‘Emaar Properties’ do të ndërtojë një qendër tregtare prej 5 milionë metrash katrorë në Srinagar në Jammu & Kashmir. Themeluesi i Emaar, Alabbar tha për ‘Greatkashmir.com’ se kompania e tij synon të sjellë një përvojë të klasit botëror për banorët e Jammu dhe Kashmir dhe gjithashtu turistët.

Muajin e kaluar, qeveria e Jammu dhe Kashmir në Indi hapi territorin e bashkimit për investitorët e pasurive të paluajtshme të vendit duke nënshkruar 39 memorandume të mirëkuptimit me vlerë rreth 19,000 crore Rs në një samit të pasurive të paluajtshme të mbajtur në Jammu.

Pak ditë më parë, kreu kompanisë Mohamed El Alabbar ishte në qytetin bregdetar të Durrësit, i shoqëruar nga Kryeministri Rama, ku inspektuan fillimin e punimeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet faza e parë e ndërtimit të portit të ri në Durrës. Kompania EMAAR e Emirateve Arabe propozoi projektin për të zhvilluar në Portin e Durrësit shërbime të dedikuara për turizmin dhe zhvillimin e “Real Estate” në nivel luksi, me vlerë 2 miliardë dollarë.

Marrë nga greaterkashmir.com

(a.b/E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mohamed el alabbar projekti i emaar në portin e durrësit mohamed el alabbar projekti i emaar në portin e durrësit

Sondazh

Poll