Aktualitet

Pushimet e festave mbaruan!Koha për shkollë, apeli i Kushit: Bëni kujdes me higjenën

4 Janar 2022, 10:29 Nga DOSJA
Pushimet e festave mbaruan!Koha për shkollë, apeli i Kushit: Bëni

TIRANË- Nxënësit do të rikthehen ditën e nesërme në shkolla. Ministrja e arsimit Evis Kushi ka dalë me një mesazh për të gjithë nxënësit që do të rikthehen në bankat e shkollave pas pushimeve për festa. Ministrja me anë të një mesazhi në rrjete sociale nuk ka harruar t’iu rikujtojë masat anti-covid dhe higjienën, pasi për të prezenca fizike në ambjentet e shkollës kërkon kujdes dhe përgjegjësi.

MESAZHI I MINISTRES:

“Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin. Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!

Pushimet e festave të fundvitit filluan në 24 dhjetor dhe këshilla e Kushit vjen një ditë para se nxënësit e shkollave fillore dhe shkollat e mesme të rifillojnë mësimin në 5 Janar. Ndërkohë mësimi në universitete për Bachelor dhe Master do të fillojë në 10 Janar.

(a.b/f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi nxenesit ne shkolle rikthimi ne shkolle evis kushi nxenesit ne shkolle rikthimi ne shkolle

Sondazh

Poll