Aktualitet

Dhunuan gratë, dy të arrestuar në Tiranë, prangoset i riu që theu arrestin shtëpiak

4 Janar 2022, 10:46 Nga DOSJA
Dhunuan gratë, dy të arrestuar në Tiranë, prangoset i riu

TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht 62 dhe 64 vjeç, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar, i cili ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e tiranes arrestime ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll