Aktualitet

Dyshonte se i kishte ngacmuar vajzat! Vrau 25-vjeçarin, autori dënohet me 10 vite

4 Janar 2022, 10:47 Nga DOSJA
Dyshonte se i kishte ngacmuar vajzat! Vrau 25-vjeçarin, autori

SHKODËR-Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47-vjeçarin, i cili më 29 maj të vitit të shkuar qëlloi për vdekje bashkfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç. Gjykata vendosi 15 vite burg për të, por duke qënë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite burg.

Emiljano Ndou, 25 vjeç u ekzekutua më 29 maj me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj, në një orar ku rrugët kanë qenë të boshatisura. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun.

Marrëdhëniet mes tyre kishin shumë kohë që shoqëroheshin vazhdimisht nga probleme. Autori deklaroi në atë kohë se shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ndou mark kodra emiljano ndou mark kodra

Sondazh

Poll