Aktualitet

Atentati ndaj Pirolit/Autorët e ndiqnin këmba-këmbës, e qëlluan sa zbriti nga makina

4 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Atentati ndaj Pirolit/Autorët e ndiqnin këmba-këmbës, e

SHKODËR – Vinçens Piroli, 34-vjeçari që mbeti i plagosur ditën e djeshme në Shkodër, u qëllua dy herë me silenciator sapo zbriti nga makina e tij tek Ura e Bahçallëkut.

Kronologjia e ngjarjes tregon se Piroli nga Sanxhaku i Kurbinit, që ishte në kërkim për vrasje në Mal të Zi po ndiqej prej disa kohësh nga autorët, të cilët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe sapo zbriti e qëlluan më pas u zhdukën me shpejtësi me një automjet.

Drejt Spitalit të Lezhës Pirolin e ka dërguar personi me të cilin po udhëtonte në makinë përpara se të plagosej. Pikërisht ky person sipas të gjitha gjasave ka parë të gjithë ngjarjen pasi ka qenë pranë vendit ku u qëllua. Por në momentin që e dërguar në spitalin e Lezhës me makinën që dyshohet se ishte “Ford” është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

LAJMI KRYESOR: U plagos në Shkodër! I kërkuar në Mal të Zi, arrestohet në spital Piroli, DËSHMIA

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vincens piroli vincens piroli

Sondazh

Poll