Aktualitet

FOTO / Vrau djalin 7 vjeç, i fshehu trupin në dollap, arrestohet 40-vjeçari në Itali

4 Janar 2022, 10:11 Nga DOSJA
FOTO / Vrau djalin 7 vjeç, i fshehu trupin në dollap, arrestohet

ITALI – Davide Paitoni, babai monstër, i cili vrau djalin e tij 7-vjeçar, trupin e të cilit e kishte fshehur në dollap, është arrestuar nga policia.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën Varese në Itali dhe se 40-vjeçari pas vrasjes së djalin ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij. Kur Davide u takua me gruan e tij, tentoi ta godiste me thikë, por ajo arriti të largohej dhe të shpëtonte. E tmerrshmja është mesazhi që ai la pranë kufomës së djalit të tij. Davide la mesazh për bashkëshorten, duke thënë se e gjitha ishte një akt hakmarrje ndaj saj, si dhe kërkoi fjalje babait të tij të moshuar: Më falni, më fal baba.

Dyshohet se Davide kishte ndërmend të bënte vetëvrasje, por karabinierët arritën ta arrestonin në një magazinë jashtë Varese.

Mediat italiane kanë ngritur pyetjen se përse autoritetet gjyqësore e lejuan 40-vjeçarin të kalonte Vitin e Ri me djalin. Davide ishte në arrest shtëpiak për tentativë pasi kishte dashur të vriste një koleg një muaj më parë. Ai përdorte kokainë dhe kishte qënë gruaja e tij që kishte bërë kërkesë për divorc për shkak të sjelljes së tij të dhunshme.

“Droga, alkooli dhe dhuna, kjo ishte jeta e 40-vjeçarit Davide Paitoni”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve Davide Paitoni kishte sjellje të dhunshme dhe se në vitin 2019 kishte nisur edhe debatet dhe keqtrajtimet nga ana e tij. Gruaja e tij 36-vjeçe kishte kërkuar ndarjen dhe çifti ishte në proces divorci.

Marrë nga radiolombardia.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet davide paitoni davide paitoni

Sondazh

Poll