Bota

Talebanët marrin vendimin e radhës: Tu pritet koka manekinëve në dyqanet e rrobave

4 Janar 2022, 11:54 Nga DOSJA
Talebanët marrin vendimin e radhës: Tu pritet koka manekinëve

AFGANISTAN- Talebanët kanë marrë një vendim të rradhës. Mediat e huaja raportojnë se dyqanxhinjve në provincën perëndimore të Heratit në Afganistan, u është thënë t’u heqin kokat manekinëve, duke i konsideruar “idhuj mëkatarë”. Mediat e huaja raportojnëse talebanët e kanë marrë këtë vendim pasi manekinët mund të shihen si modele dhe “idhuj” nga gratë dhe vajzat, të cilat nuk kanë të drejta dhe liri.

Ministria fillimisht urdhëroi shitësit që t’i hiqnin plotësisht manekinet, por pronarët e dyqaneve u kundërpërgjigjën dhe thanë se kjo do të shkaktonte humbje të konsiderueshme financiare. Pas reagimit të pronarëve ministri Sheikh Aziz-u-Rahman, morri një vendim më të rreptë, duke urdhëruar prerjen e kokave të manekinëve.

Adhurimi i idhujve konsiderohet mëkat në Islam, i cili e ndalon adhurimin e dikujt apo sendi tjetër përveç Allahut që konsiderohet si i vetmi Zot.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota talebanet vendimi ndaj manekineve talebanet vendimi ndaj manekineve

Sondazh

Poll