Bota

Arrestohet ish-ushtaraku amerikan, i dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit

4 Janar 2022, 11:15 Nga DOSJA
Arrestohet ish-ushtaraku amerikan, i dyshuar për vrasjen e presidentit

HAITI- Një ish-ushtarak kolumbian është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Mois në korrik 2021. Reuters raporton se i dyshuari, Mario Antonio Palacios, 43 vjeç, u arrestua teksa do nisej në një fluturim nga Xhamajka në Kolumbi dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai dyshohet se ishte një prej anëtarëve të grupit mercenar që vrau Moise në korrik në një sulm në shtëpinë e tij, në të cilin u plagos edhe gruaja e tij. Palasios tashmë ndodhet në paraburgim. 

Jovenel Moise u vra në korrik të 2021 në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, në një sulm ku dhe gruaja e tij ngeli e plagosur. Ngjarja ndodhi në një periudhë kur vendi tashmë ishte i tronditur nga dhuna e shfrenuar dhe paqëndrueshmëria politike. Një grup prej të paktën 28 ​​personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohet nje person jovenel moise jovenel moise vritet arrestohet nje person jovenel moise jovenel moise vritet

Sondazh

Poll