Bota

VIDEO / Donte të kalonte pengesën, i riu ndërron jetë në vend, policia: Theu qafën

4 Janar 2022, 10:35 Nga DOSJA
VIDEO / Donte të kalonte pengesën, i riu ndërron jetë

NJU JORK – Christopher De La Cruz, 28 vjeç, vdiq tragjikisht në stacionin e trenit në Queens në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, pas një incidenti të tmerrshëm që i ndodhi teksa përpiqej të kalonte një pengesë për hyrjen e njerëzve, duke rënë me kokë në dysheme.

Në një video të publikuar në mediat amerikane, shihet 28-vjeçari Christopher De La Cruz duke u përpjekur që të kalojë mbi një pengesë lëvizëse përderisa po hynte në stacionin e trenit, por ai rrëzohet keq. Atij i bie telefoni në anën tjetër të pengesës dhe kjo i shërbeu si motiv shtesë për ta kaluar pengesën, por që fatkeqësisht i mori jetën.

Man Died Trying to Save $2.75: #NYC Subway Fare Dodger, 28, Broke His Neck Trying to Jump Barriers #OUTAMUDscorpion ? pic.twitter.com/FsWAJSXqlu

— OUTAMUD (@OUTAMUD_) January 4, 2022


Policia tha se i riu ra me kokë dhe e theu qafën, duke shtuar se ai po përpiqej që t’i ikte një tarife. Sipas policëve, Cruz u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Marrë nga meaww.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota metro nju jork metro nju jork

Sondazh

Poll