Bota

Italia lejon përdorimin e pilulës anti-Covid, pacientët do e marrin falas

4 Janar 2022, 11:38 Nga DOSJA
Italia lejon përdorimin e pilulës anti-Covid, pacientët do e

ITALIPilula anti-Covid, me emrin Lagevrio është lejuar të përdoret në Itali. Mediat e huaja raportojnë se prej datës 4 janar do të jetë në tregtim në farmacitë e autorizuara dhe në ato spitalore.

Komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike në Itali, Paolo Figliuolo ka informuar se prej datës 4 janar 2022, 50 mijë dozat e para të këtij medikamenti janë të disponueshme në tregun italian të barnave dhe sot ka nisur shpërndarja territoriale në 21 rajonet italiane. Pacientët që do të marrin këtë terapi, do të monitorohen në një regjistër special për të verifikuar efektet në kohë të afërt e të gjatë.

Pilula parandalon 30% të rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital, nëse merret menjëherë pas infeksionit. Medikamenti këshillohet të merret brenda 5 ditëve të para pas shfaqjes së simptomave të virusit tek personat mbi moshën 18 vjeç. Terapia kushton rreth 615 euro apo 700 dollarë amerikanë, por për pacientët italianë që do të rekomandohen ta marrin, po ata nuk do të paguajnë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali pilula anti-covid itali pilula anti-covid

Sondazh

Poll