Bota

Akuzuesja e Princit Andrew fiton betejën gjyqësore ndaj biznesmenit Epstein

4 Janar 2022, 09:24 Nga DOSJA
Akuzuesja e Princit Andrew fiton betejën gjyqësore ndaj biznesmenit

SHBA- Marrëveshja ligjore mes Virginia Giufrre, dhe financierit të ndjerë, Jeffrey Epstein, për abuzim seksual, u mbyll në 3 janar. BBC raporton se avokatët e Princit Andrew besojnë se mund ta lirojë Epstein nga përgjegjësia në padinë e ngritur nga Giuffre, e cila e akuzon atë për sulm seksual kur ishte 17 vjeç.

Giuffre ka paditur djalin e mbretëreshës për sulm seksual të dyshuar ndaj saj në Londër, Nju Jork dhe Ishujt e Virgjër kur ajo ishte adoleshente. Ajo pretendon se është trafikuar nga financieri i turpëruar Epstein për të bërë seks me Andrew kur ishte 17 vjeç dhe minorene sipas ligjit amerikan. Akuzuesja po kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara, por ka spekulime se shuma mund të jetë 500 milion dollarë.

Duka i Jorkut 61 vjeç, i ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë për BBC në vitin 2019: “Nuk ndodhi. Mund t’ju them kategorikisht se nuk ka ndodhur kurrë. Nuk më kujtohet të kisha takuar ndonjëherë këtë zonjë.”

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll