Bota

Kriza energjitike në Kosovë, Rizvanolli ndalon prodhimin e kriptomonedhave

4 Janar 2022, 10:58 Nga DOSJA
Kriza energjitike në Kosovë, Rizvanolli ndalon prodhimin e

KOSOVË – Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka marrë vendimin ditën e sotme për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë.

Rizvanolli ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë me rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ministrja Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave në vendodhjet e identifikuara ku bëhet prodhimi i tyre. Ajo tha se këto masa kanë për qëllim trajtimin e çdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të kalohet kriza e energjisë pa rënduar më tej qytetarët.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rizvanolli.

Kosova është duke u përballur prej ditësh me krizë energjetike. Për shkak të kësaj krize energjetike qytetarët, nga e mërkura e 22 dhjetorit, përballen me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm. Një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll