Bota

Një ‘selfie’ me Merkel para 7-vitesh, refugjati sirian mirënjohës: Më ka ndihmuar…

4 Janar 2022, 10:47 Nga DOSJA
Një ‘selfie’ me Merkel para 7-vitesh, refugjati sirian

GJERMANI- Një refugjat sirian bëri një fotografi me ish-kancelaren Angela Merkel në 2015. Mediat e huaja raportojnë se pas 7-vitesh Anas Modamani shprehet falënderues dhe mirënjohjes për atë që Merkel ka bërë për të dhe refugjatët e tjerë nga Siria. Gjatë një interviste ai ka treguar se është duke punuar dhe studiuar njëkohësisht, në Gjermani dhe ish-kancelarja mundësoi integrimin e tyre.

“Selfie me kancelaren nënkupton shumë për mua. Është më tepër se një fotografi, është një simbol. Merkel më ka ndihmuar mua. Ajo ma ka shpëtuar jetën. Do të jem përgjithmonë mirënjohës. Selfia nënkupton për mua se sa e madhe është zemra e saj. Ajo na e dha mundësinë për të qëndruar këtu dhe na ka ndihmuar që të integrohemi. Këtu jam duke studiuar dhe duke punuar. Po studioj për biznes dhe jam në semestrin e pestë. Jetoj këtu bashkë me të dashurën time”.-tha Modamani.

Ai është shprehur se do të donte ta takonte prapë Merkel dhe t’ia shprehte mirënjohjen që ka për të.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anas modamani angela merkel refugjati sirian anas modamani angela merkel refugjati sirian

Sondazh

Poll