Bota

Akuza për krime lufte/500 mijë firma për heqjen e titullit ‘kalorës’ ndaj Tony Blair

4 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA
Akuza për krime lufte/500 mijë firma për heqjen e titullit

BRITANI E MADHE – Më shumë se 500 mijë firma janë mbledhur në kuadër të një peticiont të Change.org që i kërkonte Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar t’i kërkonte Mbretëreshës të anulonte urdhrin për akordimin e titullit ‘Kalorës’ ndaj ish-Kryeministrit Tony Blair.

Angus Scott, autori i peticionit, thotë se ish-Kryeministri Blair ‘shkaktoi dëme të pariparueshme në Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe në vetë strukturën e shoqërisë së vendit’, kur ishte në pushtet midis viteve 1997-2007. Peticioni akuzon në mënyrë specifike Blair-in për ‘shkaktim të vdekjes së ushtarakëve e civilëve të panumërt të pafajshëm’ duke e tërhequr Mbretërinë e Bashkuar në ‘konflikte të ndryshme’.

Blair mori Urdhrin e Kalorësit në listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2022. Duke iu përgjigjur njoftimit, Blair e quajti titullin ‘një nder të jashtëzakonshëm’, ndërsa Buckingham Palace tha se ishte ‘kënaqësi’ që t’ia jepte atë Blair.

Marrë nga uk.sports.yahoo.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota tony blair tony blair

Sondazh

Poll