Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, digjen 2 banesa (VD)

20 Shkurt 2019, 11:24 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, digjen 2 banesa (VD)

ELBASAN- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë shpërthyer një sasi fishekësh që ndodheshin në banesë, ndërsa si pasojë e flakëve të përhapura është djegur edhe një banesë tjetër pranë.

Uniformat blu gjatë kërkimeve ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.

Po të njëjtat burime shtojnë se kjo banesë ishte e braktisur dhe frekuentohej nga përdorues të ndyshëm të drogës.

“Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur. Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikses dhe policise ndodhen në vendgjare. Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, shkruan Policia në njoftimin e saj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen banesat ne elbasan shperthejne fisheket shperthim ne elbasan digjen banesat ne elbasan shperthejne fisheket shperthim ne elbasan

Sondazh

Poll