Aktualitet

Sulmi në Afganistan në 2012, përkujtohet në Kabul nga kolegët, kapiteni Dëshmor Feti Vogli (Foto)

20 Shkurt 2019, 11:30 Nga DOSJA
Sulmi në Afganistan në 2012, përkujtohet në Kabul nga

KABUL-Përkujtohet sot kapiteni i rënë në krye të detyrës më 20 shkurt të 2012-ës, gjatë një sulmi në Afganistan, Feti Vogli. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shkruar në rrjetet sociale, se ditën e sotme kapiteni Feti Vogli është nderuar edhe në Kabul, vend ku ka rënë Dëshmor nga kolegët e tij që janë pjesë e misionit Resolute Support.

Reagimi i Olta Xhaçkës:

Përulem me respekt para veprës sublime dhe trimërisë së “Dëshmorit të Atdheut” kapiten #FetiVogli, i cili prej 7 vitesh tashmë i mungon familjes, Forcave të Armatosura dhe kombit. Në 7-vjetorin e rënies në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli nderohet edhe në Kabul, në memorialin kushtuar të rënëve, nga kolegët e tij që shërbejnë në misionin Resolute Support.

Kapiten Feti Vogli, ushtarak i Forcave Speciale humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar. 31-vjeçari kishte shkuar në Afganistan si pjesë e kontigjentit “Eagle 4”, ku u vra dhe më pas trupi i tij u soll në Tiranë ku prehet aktualisht tek Varrezat e Dëshmorëve.

Kush ishte Feti Vogli?

Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, ishte i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, me një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 u bë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:

Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.
Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmoret e atdheut deshmori feti vogli feti vogli kapiteni i vrare ne afganistan mision paqeruajtes olta xhacka deshmoret e atdheut deshmori feti vogli feti vogli kapiteni i vrare ne afganistan mision paqeruajtes olta xhacka

Sondazh

Poll