Aktualitet

U filmua teksa merrte 30 mijë lekë për të dhënë një Kemp, ndalohet mjeku në Grmash

20 Shkurt 2019, 11:09 Nga DOSJA
U filmua teksa merrte 30 mijë lekë për të dhënë

Nga policia është ndaluar mjeku Çaush Zogu pasi ky i fundit  u filmua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”,  teksa merrte 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhrit të Prokurorit, bënë ndalimin e 60-vjeçarit Çaush Zogu, me detyrë mjek neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhërit të Prokurorit, bënë ndalimin e shtetasit Ç.Z., 60 vjeç, me detyrë mjek neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim çaush zogaj mjeku gramsh korrupsion arrestim çaush zogaj mjeku gramsh korrupsion

Sondazh

Poll