Bota

Studimi: COVID-19 po i bën amerikanët ‘budallenj’, i çon drejt zgjedhjeve të këqija

3 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Studimi: COVID-19 po i bën amerikanët ‘budallenj’, i

SHBA-  Sipas një studimi të fundit personat që shqetësohen për pandeminë COVID-19 janë më të ngadaltë në përpunimin e informacionit dhe më keq në mbajtjen e informacionit. Dailymail raporton se studimi, i kryer nga Universiteti McGill dhe Instituti Neurologjik-Spitali i Montrealit, anketoi 1,500 amerikanë nga prilli deri në qershor 2020. Të dhënat e mbledhura gjatë pandemisë u krahasuan me rezultatet nga të njëjtat teste të kryera nga njerëz të ndryshëm përpara pandemisë.  

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin nivelin e tyre të shqetësimit dhe të plotësonin një test të përpunimit të informacionit ku duhej të përputnin shifra dhe simbole sipas një rregulli fiks. Ajo që rezultoi ishte se njerëzit e shqetësuar nga koronavirusi kishin performancë më të keqe në testet e përpunimit të informacionit.

Studiuesit zbuluan se njerëzit e anketuar në qershor 2020 në kohën kur qeveritë kishin marrë masa të rrepta bllokimi dhe mbulimi i lajmeve të pandemisë ishte global dhe i përsëritshëm, performuan më keq se grupet para pandemisë dhe shfaqën ‘shpejtësi më të ngadaltë të përpunimit, saktësi më të ulët të kryerjes së detyrave , dhe ishin më të ndjeshëm ndaj rrezikut.’

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 studimi covid-19 studimi

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...