Bota

HORROR në Itali/Babai vret djalin, fsheh kufomën, letra: Hakmarrje për gruan

3 Janar 2022, 08:09 Nga DOSJA
HORROR në Itali/Babai vret djalin, fsheh kufomën, letra: Hakmarrje

ITALI– Një krim i tmerrshëm ka ndodhur brenda një familje në Varese, në veri të Italisë, në natën e Vitit të Ri. Davide Paitoni ka vrarë fëmijën e tij 7-vjeçar e më pas ka fshehur trupin e të mitur në dollap. Pas krimit makabër, 40-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij e cila ishte larguar nga banesa.

Kur Davide u takua me gruan e tij, tentoi ta godiste me thikë, por ajo arriti të largohej dhe të shpëtonte. E tmerrshmja është mesazhi që ai la pranë kufomës së djalit të tij. Davide la mesazh për bashkëshorten, duke thënë se e gjitha ishte një akt hakmarrje ndaj saj, si dhe kërkoi fjalje babait të tij të moshuar: Më falni, më fal baba.

Dyshohet se Davide kishte ndërmend të bënte vetëvrasje, por karabinierët në një magazinë jashtë Varese dhe e arrestuan.

Mediat italiane kanë ngritur pyetjen se përse autoritetet gjyqësore e lejuan 40-vjeçarin të kalonte Vitin e Ri me djalin. Davide ishte në arrest shtëpiak për tentativë pasi kishte dashur të vriste një koleg një muaj më parë. Ai përdorte kokainë dhe kishte qënë gruaja e tij që kishte bërë kërkesë për divorc për shkak të sjelljes së tij të dhunshme.

Mediat italiane theksojnë se krimi mund të ishte parandaluar.

Burimi: Fanpage.it

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota babai vret djalin ne itali davide paitoni itali babai vret djalin ne itali davide paitoni itali

Sondazh

Poll