Bota

Panamaja, parajsa e trafikantëve ku u kapën 128 tonë drogë në vitin 2021

3 Janar 2022, 08:55 Nga DOSJA
Panamaja, parajsa e trafikantëve ku u kapën 128 tonë drogë

PANAMA – Panamaja cilësohet si porta kryesore e drogës së Amerikës Qendrore që më pas udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, që është edhe konsumatori më i madh në botë. Vetëm gjatë vitit që sapo kemi lënë pas, Panamaja ka sekuestruar 128 tonë drogë përgjatë vitit 2021, pothuajse 40 ton më shumë se rekordi i saj i mëparshëm historik, i vendosur në vitin 2019.

“Në vitin 2021, si rezultat i 565 operacioneve kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, u sekuestruan 128,7 ton drogë. Ky numër i konfiskimeve cilësohet si rekord historik për vendin, shtoi presidenti në fjalimin e tij”, tha Presidenti Laurentino Cortizo gjatë raportit të tij para Asamblesë Kombëtare të Deputetëve.

Droga e kapur ka qenë kryesisht e llojit kokainë dhe ka një rritje prej 43% krahasuar me rekordin e mëparshëm për Panamanë, i vendosur në vitin 2019 me 90 ton drogë të kapur në një vit.

Në vitin 2020, dhe pavarësisht masave të karantinës të vendosura nga pandemia, Panamaja arriti të sekuestronte 84 tonë lëndë narkotike, rekordi i tretë më i madh në historinë e saj. Por përveç trafikut të drogës është rritur edhe numri i vrasjeve, ku shumica prej tyre janë lidhur me krimin e organizuar.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë teknologjinë, inteligjencën, operacionet dhe bastisjet. Në luftën kombëtare kundër krimit, s’kam negociuar dhe as nuk do të negocioj me kriminelët” tha Cortizo.

Ministri i Sigurisë, Juan Manuel Pino, deklaroi se provinca e Karaibeve, Colón, në veri të qytetit të Panamasë, është zona e vendit ku kapet sasia më e madhe e drogës. Nga totali i drogës së sekuestruar, të paktën 40 tonë janë kapur në qendrat portuale, ku trafikantët e drogës tentojnë të fshehin lëndët narkotike në kontejnerë të destinuar për në kontinentin e vjetër dhe Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga france24.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota droge ne panama panama droge ne panama panama

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...