Bota

I vaksinuar tre herë / Infektohet me koronavirus Sekretari amerikan i Mbrojtjes

3 Janar 2022, 08:13 Nga DOSJA
I vaksinuar tre herë / Infektohet me koronavirus Sekretari amerikan i

SHBA – Sekretari amerikan i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin është infektuar me koronavirus. Mësohet se ai ka shfaqur simptoma të lehta, por kjo nuk e ka penguar që të vijojë punën e tij me anë të lidhjeve me telefon ose me videocall, ndërsa i duhet të rrijë për pesë ditët e ardhshme në karantinë në shtëpinë e tij.

Austin ishte takuar për herë të fundit me Presidentin amerikan Joe Biden më 21 dhjetor, diçka më shumë se një javë para fillimit të simptomave dhe atë mëngjes ai kishte rezultuar negativ.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19, madje ai mori dozën e tretë përforcuese në tetor.

Marrë nga foxnews.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lloyd austin sekretari amerikan i mbrojtjes joe biden lloyd austin sekretari amerikan i mbrojtjes

Sondazh

Poll