Bota

I thurën vargje gjenocidit të Srebrenicës, reagon Kamberi:Fytyra e vërtetë e Serbisë

3 Janar 2022, 07:55 Nga DOSJA
I thurën vargje gjenocidit të Srebrenicës, reagon Kamberi:Fytyra

KOSOVËDeputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas videos së zyrtarëve serbë, të cilët këndonin këngë ultranaciobnaliste e duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi

Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”,– ka shkruar Kamberi.

LAJMI KRYESOR: VIDEO/ Si në kohën e Millosheviçit, policët serbë festojnë të dehur me këngë çetnike

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kenge cetnike serbi shaip kamberi kenge cetnike serbi shaip kamberi

Sondazh

Poll