Bota

Festimet e Vitit të Ri në Prishtinë, qytetarët gjejnë predha plumbash në makina

3 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA
Festimet e Vitit të Ri në Prishtinë, qytetarët gjejnë

PRISHTINË – Dy persona kanë denoncuar në polici se makina e tyre janë dëmtuar nga predhat e plumbave, që dyshohet se janë qëlluar gjatë festës së natës së ndërrimit të viteve.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ahmeti Gashi” në Prishtinë, ku sipas policisë denoncimi ka ardhur nga një person, që pretendonte se makina e tij ishte goditur nga një plumb, ndërkohë që rasti i dytë ka qenë po në Prishtinë, në rrugën ‘Bedri Shala’.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni festimet e vitit te ri policia e kosoves viti i ri ne kosove festimet e vitit te ri policia e kosoves viti i ri ne kosove

Sondazh

Poll