Bota

Zhdukja e Covid-19/ Shkencëtarët japonezë po punojnë për vaksinën revolucionare

3 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
Zhdukja e Covid-19/ Shkencëtarët japonezë po punojnë

JAPONI- Shkencëtarët japonezë janë duke zhvilluar një vaksinë revolucionare kundër Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se profesor Michinori Kohara tregoi se në fillim të vitit 2020, ai filloi të mendojë për një vaksinë që do të ndihmonte në zhdukjen e plotë të koronavirusit.

Profesor Kohara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse, filloi të zhvillojë po në prill të 2021 vaksinën që përmban proteinën me thumba të virusit SARS-CoV-2, që është agjenti shkaktar i coronavirusit. Nëse puna e ekipit shkencor japonez do të jetë e suksesshme, ata do të jenë në gjendje t’i ofrojnë botës një vaksinë që brenda shtatë ditëve pas dozës, prodhon antitrupa shumë të fuqishëm në trup që ofrojnë mbrojtje afatgjatë.

Kompania farmaceutike japoneze Nobelpharma Co do të jetë përgjegjëse për kryerjen e fazës së parë dhe të dytë të provave klinike të kësaj vaksine deri në fillim të vitit 2023.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 japonia michinori kohara shkencëtarët covid-19 japonia michinori kohara shkencëtarët

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...