Bota

Del të blejë qumësht me biskota për fëmijët, kthehet me 1 milion dollarë në shtëpi

3 Janar 2022, 09:32 Nga DOSJA
Del të blejë qumësht me biskota për fëmijët,

VIRXHINIA, SHBA – Kur të troket fati, hapi derën! Kështu i ka ndodhur një amerikani, i cili kishte dalë nga shtëpia për të blerë vetëm një shishe qumësht me çokollatë për fëmijët e tij, ndërsa rrugës fare rastësisht kishte vendosur që të blinte edhe një biletë lotarie, që I ndryshoi jetën sa hap e mbyll sytë.

Dennis Willoughby nga North Chesterfield në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbylli kështu në mënyrën më të bukur vitin 2021, pasi bileta e tipit “gërvisht dhe fito” i solli një cmim prej 1 milionë dollarësh.

Willoughby kishte dy zgjedhje: ta merrte cmimin të plotë por në formë pagesash të përvitshme me 30 këste, ose të merrte menjëherë në dorë 640 mijë dollarë, sepse të tjerat iknin me taksat. Ai nuk u mendua dy herë, por zgjodhi alternativën e dytë dhe u kthye në shtëpi i pasur!

Marrë nga wric.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dennis willoughby fiton lotarine llotaria virxhinia dennis willoughby fiton lotarine llotaria virxhinia

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...