Bota

‘Emily në Paris’/ Ukraina ankohet në ‘Netflix’, personazhi i Kievit: Fyes

3 Janar 2022, 07:47 Nga DOSJA
‘Emily në Paris’/ Ukraina ankohet në

UKRAINË-Ministri i Kulturës i Ukrainës është ankuar në Netflix për portretizimin e një personazhi nga Kievi, ‘Emily në Paris’. BBC raporton se në film jepet ngjarja e një vajze ukrainase të luajtur nga Lily Collins, e cila udhëton në kryeqytetin francez për punë. Në serinë e fundit, Petra, një ukrainase, vjedh një dyqan gjatë një udhëtimi me personazhin kryesor Emily.

Oleksandr Tkachenko e përshkroi imazhin karikator të Petrës si “fyes”. Sipas mediave ukrainase, Tkachenko i ka dërguar një letër shërbimit të transmetimit duke u ankuar për portretizimin e Petrës. 

“Në Emily në Paris, ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese,”- shkroi Tkachenko.

Nuk është hera e parë që ‘Emily në Paris’ kritikohet për portretizimin e kombësive të ndryshme. Kur u publikua sezoni i parë, ai u kritikua, veçanërisht në Francë, për promovimin e imazheve stereotipe të qytetit dhe banorëve të tij. Ai i portretizon francezët si njerëz të vrazhdë që veshin beretë dhe shpesh tradhtojnë partnerët e tyre.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota netflix oleksandr tkachenko netflix oleksandr tkachenko

Sondazh

Poll