Politike

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

20 Shkurt 2019, 08:26 Nga DOSJA
Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i këtij busti më 20 shkurt të ’91  dukej i pamundur ndodhi.

Këtë reagim Paloka e shoqëruar me foto-montazh ku në vend të bustiti të Enver Hoxhës ka vendosur kryeministin Edi Rama. Në këtë foto-montazh  ‘busti i Ramës’ po rrëzohet nga shqiptarët ashtu si i Hoxhës 28 vite më parë.

Duhet të themi se  partitë PD dhe LSI ditët e fundit ka marrë vendin që të djegin mandatet e deputetit.(lexo këtu) Ky vendim nuk u prit mirë nga ndërkombëtarët. pasi këta e fundit e u shprehën se po sabotohet përparimi i Shqipërisë. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit. Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre.

Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama rrëzimi i bustit enver hoxha edi paloka edi rama rrëzimi i bustit enver hoxha

Sondazh

Poll