Politike

Protesta e 21 Janarit/ Fevziu përplaset me Ballën: Po Gënjen, as Rama nuk guxoi (DEBATI)

20 Shkurt 2019, 06:32 Nga DOSJA
Protesta e 21 Janarit/ Fevziu përplaset me Ballën: Po Gënjen, as

Emisioni i djeshëm i “Opinion” është shoqëruar me debate mes Blendi Fevziut dhe Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.  Përplasja mes tyre ndodhi teksa po diskutohej për protestën e 21 Janarit. 

Balla tha se “në atë protestë u vranë 4 vetë” dhe ndaj  Fevziut u shpreh se “e di sa i drejtë ka qenë ai emision që ka bërë gazetari dhe pamjet që kanë transmetuar” për 21 Janarin. 

Kaq ka mjaftuar që Fevziu të reagojë ashpër: “Gënjen! Gënjen! Gënjen! Në atë emision nuk janë transmetuar pamje”.

Fevziu ka kërkuar të futen reklamat ndërsa u duk që debati me Ballën vijonte. 

DEBATI:

Balla: Fevzi e mbaj edhe emisionin tuaj asaj kohe sa i drejtë ka qenë.

Fevziu:Më fal, më fal, çfarë the?  Si ka qenë?

Balla: Nuk ka qenë i drejtë.

Fevziu: Po paske atëherë qëndrim ndryshe nga Kryeministri. As Rama këtu nuk guxoi. Do ta vë emisionin? Jo do të kërkosh falje për këtë se po gënjen. Po gënjen, po gënjen. 

Balla: S’ka qenë e drejtë në pamjet e para që transmetuat. 

Fevziu: Ne nuk kemi transmetuar pamje, po gënjen. Ma nxirr emisionin e 21 Janarit tani. 

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi fevziu protesta 21 janar 2011 taulant balla blendi fevziu protesta 21 janar 2011 taulant balla

Sondazh

Poll