Politike

Basha: Skandali i pagave na tregoi se kemi këshilltarë me precedentë penalë

30 Dhjetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Basha: Skandali i pagave na tregoi se kemi këshilltarë me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj pushtetarëve. Në konferencën e fundit për vitin 2021 me gazetarët Basha komentoi edhe skandalin me të dhënat personale. Kryedemokrati shtoi se përveçse një skandal të dhënash, kjo gjë tregoi se brenda strukturave kishte edhe këshilltarë me precedentë penalë, por pa dhënë emra. 

“Skandali i pagave na tregoi se si funksionon partia shtet, se si kemi një ushtri këshilltarësh, disa prej tyre pa asnjë profesion, të tjerë me precedent penal, se si kemi ministra e kryetarë bashkish, punësime me tarafe ndërkohë që 80% e pagave të zbuluara janë në kufijtë e pagës minimale dhe infomaliteti është i jashtëzakonshëm. Kjo tregon se sa kriminale ka qenë taksa Rama, taksa progresive deri 23% që ka rritur informalitetin dhe pabarazinë, tregon sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë,”- tha Basha.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Basha: Asgjë s’ndodh më 5 janar, grupi ‘na bashkoi Non-Grata’ do zgjerohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 30 dhjetor 2021

Sondazh

Poll