Sport

Brdaric u zgjodh trajneri i vitit, Martini i kujton gjermanit se kush është kampioni

30 Dhjetor 2021, 14:04 Nga DOSJA

SHQIPËRI-RTSH Sport në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët dhe trajnerin më të mirë në sezonin 2020-2021. Tekniku i vitit u shpall Thomas Brdaric i Vllaznisë.

Pas shumë vitesh kroato-gjermani solli në Shkodër një trofe atë të Kupës së Shqipërisë dhe e mbylli kampionatin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Teutën. Në lidhje me këtë cmim ka patur edhe disa pakënaqësi.

Edi Martini disi ironik në faqen e tij në Instagram ka postuar faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” me titullin “Treni i fundit”, me një veprim që i tregon të gjithëve atyre që nuk e votuan se ai është trajneri kampion i Shqipërisë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edi martini teuta vllaznia edi martini teuta vllaznia

Sondazh

Poll