Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama zbulon skemën: Ja si do të fitojë Basha

25 Qershor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama zbulon skemën: Ja si do të fitojë

KUKËS– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Kukës ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi skemën se si kryedemokrati Basha do të fitojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mbajeni mend se do dalë Luli do thotë fituam. Do numërojë ata që nuk do votojnë. Ata që janë jashtë. Do i bëjë llogaritjet e veta deh do thotë fituam”,-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në kukës lulzim basha edi rama në kukës lulzim basha

Sondazh

Poll