Politike

Marrja e selisë së PD-së nga Berisha, Rama: Përgatituni për estradë

30 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Marrja e selisë së PD-së nga Berisha, Rama: Përgatituni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa u pyet nëse do të vendos policinë në selinë e Partisë Demokratike në rast se Sali Berisha do të tentojë të mënysë në të, u shpreh se duhet të përgatitemi për estradë. Gjatë konferencës së fundvitit, Rama tha se atë ditë që kjo do të ndodh do të lexojë Mujin dhe Halin.

Pyetje: A do çoni forca policie në ambientet e PD, në rast se Berisha dhe grupi i tij do të kërkojë të mësyjë në zyrat e PD?

Rama: Nuk kanë lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit, jo me temën e kullës së PD se kjo u bë si legjendë kreshnikës që do përballen në filan datë dhe hajde të merremi me ta. Kjo është një marrëzi e madhe, por është edhe pak si ajo shprehja: ca të kërkosh, do gjesh. I shkoi jeta duke kërcënuar për të marrë Kryeministrinë, e tani po Lufton për të marrë Partinë Demokratike. Me një fjalë, përgatituni për estradë.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama konferenca e fundvitit perplasje ne partine demokratike edi rama konferenca e fundvitit perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll