Politike

VD-Rama: Një gjykatës bllokoi rindërtimin se iu tek njërit, nuk ka për t’ia dalë

29 Dhjetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
VD-Rama: Një gjykatës bllokoi rindërtimin se iu tek njërit,

KRUJË – Kryeministri Edi Rama përsëriti akuzat ndaj sistemit të drejtësisë. Në Bubq, ku ishte për përurimin e ndërtimeve të reja, Rama tregoi se një gjykatës në Laç ka bllokuar procesin e rindërtimit për shkak të padisë së një qytetari. Shefi i qeverisë tha se ky gjykatës do të mbajë përgjegjësi.


“Në Krujë përshembull ka filluar tani, sepse ka pasur probleme të panumërta me pronat. Një projekt që është përpjekur t’i përshtatet natyrës së atij qyteti historik. Në Laç, besojeni ose jo, por ja që edhe ne qeveria gjendemi hera herës gjendemi në të njëjtën pozitë siç gjendet njeriu i zakonshëm në këtë sistem drejtësie. Një gjykatës, i cili nuk ka për t’ia dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe, ka dhënë një sigurim padie. A e imagjinoni dot dhe të shkosh e të japësh sigurim padie për të bllokuar procesin e rindërtimit, sepse i teket njërit të thotë nuk dua unë. Ndërkohë që pallati duhet të shembet dhe janë gjithë ata familje që presin, del një gjykatës dhe e bllokon. Duhet të ndjekim procesin”
, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: 122 banesa të reja në Bubq, Rama: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rindërtimi i banesave nga tërmeti edi rama rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll