Politike

VD-Rama ironizon Bashën nga Bubqi: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

29 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
VD-Rama ironizon Bashën nga Bubqi: Kush nuk do problem me bravat, të

KRUJË – Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetarin e Partisë Demokratike dhe situatën brenda saj duke u kërkuar banorëve të Bubqit që të kenë kujdes me “bravat”. Teksa përuroi banesat e reja në Bubq, Rama ftoi qytetarët që të bëhen me Partinë Socialiste nëse nuk duan të kenë problem me bravat.

“Duke pasur kujdes kohët e fundit, kujdes me bravat, se nuk është pjesë e rindërtimit. Ruhuni nga çelësat, si i thonë anglezët, si ai që të ngelet në derë. Kujdes nga ata. E di që këtu ka shumë demokratë në Bubq. Shqiptarët janë njësoj kur u gjenden pranë. Bravat janë të sigurta si për demokratët dhe socialistët. Kush do të mos ketë problem me bravën, të bëhet socialist”, u shpreh Rama.


Në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Rama tha se ky program i iniciuar nga qeveria është unik në Evropë pasi qytetarët i përfitojnë këto banesa pa paguar asgjë nga xhepi i tyre.

“E kujtoj shumë mirë momentin e parë, i kujtoj takimet e para në Bubq, sytë e zbrazura, konfliktin me njërin nga banorët se do ti prishej shtëpia e dëmtuar, komplet agresiv se këtu nuk do të ndërtohej ndonjë. Nuk ishte e lehtë, është dashur kohë, kur ra kjo fatkeqësi, ra një tjetër fatkeqësi. Pandemia bllokoi furnizimin e materialeve, kompanitë. Ata pak njerëz që janë këtu, që kanë njerëz në Itali, pyetini sa vite kanë, që është fuqia e pestë ekonomike, sa vite kanë në kabina, rulota që presin të kthehen në shtëpi nga tërmeti. 10, 12, 15 vjet dhe ende se kanë shtëpinë e tyre. Ata nuk do të kthehen në shtëpi fals. Ky është programi i parë në kontinent nga programet që kanë bërë të tjerët që nuk ngarkon familjet. 100% falas, me titull pronësie në hipotekë”, u shpreh kryeministri Rama në Bubq.

LAJMI KRYESOR: 122 banesa të reja në Bubq, Rama: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rindërtimi i banesave nga tërmeti edi rama rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...