Politike

Të huajt që vijnë në Shqipëri, qeveria miraton vizat pullë dhe elektronike

29 Dhjetor 2021, 18:27 Nga DOSJA
Të huajt që vijnë në Shqipëri, qeveria miraton vizat

TIRANË – Qeveria shqiptare miratoi sot formatet e vizës pullë dhe vizës elektronike për shtetasit e huaj që futen në vendin tonë. Këshilli i Ministrave aprovoi sot VKM-në e cila u krijon lehtësira qytetarëve të huaj që vijnë drejt vendit tonë për qëllime turistike, etj.

Këta shtetas kanë mundësi të aplikojnë për vizë elektronike pa qenë nevoja që të paraqiten fizikisht. Zbatimi i këtij vendimi u ngarkohet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashme dhe Ministrisë së Brendshme.

V E N D I M PËR

MIRATIMIN E FORMATIT TË VIZËS PULLË DHE TË VIZËS ELEKTRONIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike, sipas anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.493, datë 6.5.2009, “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë”, dhe nr.655, datë 27.8.2020, “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Aplikimi për vizë elektronike nga një shtetas i huaj bëhet online jo më shumë se 90 ditë para datës së planifikuar për të ardhur në Shqipëri. Viza elektronike është e vlefshme për 30 ditë. Nëse i huaji është pajisur me një vizë pullë në dokumentin e udhëtimit, mund të qëndrojë 59 muaj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike këshilli i ministrave këshilli i ministrave

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...