Politike

VD-Banesat e reja në Bubq, Ahmetaj: I keni falas, 131 milionë dollarë nga buxheti

29 Dhjetor 2021, 15:19 Nga DOSJA
VD-Banesat e reja në Bubq, Ahmetaj: I keni falas, 131 milionë

KRUJË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi nga Bubqi se qeveria e Shqipërisë ka akorduar 131 milionë dollarë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ahmetaj theksoi gjithashtu se kjo janë shpenzuar gjithashtu për ndërtimin e objekteve arsimore u shpenzuan 119 milionë dollarë, më shumë se në 30 vite.Nr.2 i qeverisë përsëriti se procesi i rindërtimit në Shqipëri është unik në krahasim dhe me vendet e pasura pasi familjet nuk do të mbulojnë asnjë kosto.

“Janë 49 mijë familje përfituese nga procesi i rindërtimit. Është proces unik në krahasim me vendet e pasura.

Rikonstruksioni nga DS1 dhe DS4, janë 38.666 familje përfituese. 131 milionë dollarë që buxheti i shteti u ka dhënë familjeve për të rregulluar shtëpitë e tyre. Po flasim për një pjesë të programit. Bonusi i qirasë u dha që ditën e parë për ata qytetarë që u gjendën në qiell të hapur që kanë përfituar dhe do futen në shtëpi më të bukura. DS5 është program rijndërtimi për ato familje që kanë banesa në zona gjeoloigjike. 44 milionë dollarë i ka dhënë familjeve. 1669 përfitues nga kjo në Durrës, Tiranë, Rrogozhinë, etj, 11 bashki. Vlerësimi vazhdon.

554 apartamente. Kam parë vetë zonën e Spitallës janë hedhur themelet e 15 pallatëve që u premtuan nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe. Riforcimi i banesave kolektive: 214 pallate që kanë përfunduar në Durrës, Mirditë, Kamëz, Lezhë, janë 171 pallate për riforcim. 

172 objekte arsimore, 119 milionë dollarë për shkollat. Nuk janë shpenzuar kaq në 30 vite. Nuk është proces tulla dhe llaç, është në interesin publik. T’i gëzoni, i keni falas”, përfundoi zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: 122 banesa të reja në Bubq, Rama: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rindërtimi i banesave nga tërmeti rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...