Politike

Rama: Bashës, Berishës dhe Metës i uroj të shkojnë në shtëpi, por…

30 Dhjetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Rama: Bashës, Berishës dhe Metës i uroj të shkojnë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës politikisht u uron që të shkojnë në shtëpi. Gjatë konferencës së sotme, Rama shtoi se e di që ky urim do të bjerë në vesh të shurdhërt dhe se e vetmja gjë që i ngelet tu urojë është shëndet në familje. Ndërsa për një urim për veten e tij ai tha se nuk e ka arritur ende stadin që të flasë në vetën e tretë.

Çfarë i uroni si politikan Ilir Metës, Berishës dhe Bashës ?

Rama: Politkisht do ti uroja të shkojnë në shtëpi të gjithë, por e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, kështu që smë mbetet vec ti uroj të kenë shëndet në familje dhe uroj që ta gjejnë nga njëri – tjetri dhe jo nga shëndeti dhe pastaj se cfarë bëjnë me njëri-tjetrin nuk mund ti ndihmoja dot.

Çfarë i uron Edi Rama Edi Ramës?

Rama: Janë shumë ata që flasin në vetën e tretë për veten e vet. Nuk e kam arritur akoma këtë stad. Shpresoj mos ta arrijmë ditën që të mos ndodhë kjo gjë.

LAJMI KRYESOR: Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A;e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta konferenca e fundvitit lulzim basha sali berisha edi rama ilir meta konferenca e fundvitit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll