Politike

Balluku e anuloi, qeveria rikthen koncesionin i aksit Thumanë-Kashar (VKM)

29 Dhjetor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Balluku e anuloi, qeveria rikthen koncesionin i aksit Thumanë-Kashar (VKM)

TIRANË – Qeveria shqiptare vendosi kthimin e koncesionit për ndërtimin e aksit Thumanë-Fushë-Krujë-Vorë-Kashar. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi procedurën e negocimit të kontratës së partneritetit publik-privat midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive “Gener 2” dhe “G2 Infra”.

Më pas, MIE do të dërgojë studiminin e ri të fizibilitetit për t’u shqyrtuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

V E N D I M
PËR

AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË PËR TË VIJUAR PROCEDURËN E NEGOCIIMIT TË KONTRATËS SË RE, ME SHOQËRITË “GENER 2”, SH.P.K., DHE “G2 INFRA”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26, pika 9, dhe 41, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.50/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat””, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të vijojë procedurën e negociimit të kontratës të koncesionit/partneritetit publik privat me shoqëritë “Gener 2”, sh.p.k. dhe “G2 Infra”, sh.p.k., me qëllim ekzekutimin e vendimit nr.424 (86-2021-523), datë 29.7.2021, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe, në rast se është e nevojshme, negociimin e angazhimeve detyruese në emër të shtetit, për realizimin e projektit infrastrukturor të aksit “Thumanë-Fushë-Krujë-Vorë-Kashar”, sipas marrëveshjes së zgjidhjes, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon procedurat për dërgimin e studimit të ri të fizibilitetit për mendim dhe shqyrtim pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

3. Kontrata e re e koncesionit/partneritetit publik privat, si dhe çdo angazhim detyrues në emër të shtetit, pas nënshkrimit nga palët, dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.

4. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Segmenti rrugor Thumanë-Kashar kushton 457 milionë euro. Belinda Balluku e anuloi këtë koncesion pasi mori drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me arsyetimin se kishte mungesë fondesh. Ky koncesion ishte hapur nga sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë kohës kur drejtonte këtë ministri.

Kompania “Gener 2”, e cila kishte fituar koncesionin dhe paditi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe fitoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit. Trupi gjykues vendosi që qeveria të vazhdojë realizimin e koncesionit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Ky koncesion erdhi si ofertë e pakërkuar nga kompania në fjalë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aksi thumanë kashar belinda balluku gener 2 gjykata administrative e apelit ministria e infrastruktures dhe energjise aksi thumanë kashar belinda balluku gener 2 gjykata administrative e apelit ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll