Politike

VD-Rama: Demokratëve do t’u qëndroj si hije, do më kujtojnë kur të hapin bravat

29 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
VD-Rama: Demokratëve do t’u qëndroj si hije, do më

KRUJË – Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu thumbimet për demokratët teksa ishte në Bubq për të përuruar banesat e reja të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai tha se demokratët do ta kujtojnë kur të hapin bravat e dyerve të shtëpive. Gjithashtu, Rama shtoi se do t’u qëndrojë si hije demokratëve gjithmonë për t’i ndihmuar.


Më vjen mirë se demokratët do hapin bravën dhe do më kujtojnë mua. Pastaj do më shajnë në shtëpitë e veta. Do thonë s’bëri ndonjë gjë, kushedi sa ka vjedhur. E ke 3 dhoma e një kuzhinë, me sa e doje me 30 dhoma?! Më tha një drejtor i shkollës, shkolla jonë ka më pak banjo se e gjitha komuna e Bubqit. 

Jam këtu për të mos iu ndarë demokratëve si hije, ama jo hije për keq, hije që kur rrëzohesh vjen aty dhe të jep dorën. Sa më të sigurta bravat!”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: 122 banesa të reja në Bubq, Rama: Kush nuk do problem me bravat, të bëhet socialist

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...