Politike

VD-Basha: Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që bëra unë

29 Dhjetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
VD-Basha: Ramës i duhen 3 jetë për të bërë

DIBËR – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujtoi deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministrit Rama “i duhen 3 jetë për të bërë atë që ka bërë lideri demokrat me ndihmën e demokratëve”. Në takimin me demokratët e Dibrës, Basha shtoi se nuk mund të jenë të vërteta deklaratat e Berishës se ai është besëprerë dhe se Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që bëri Basha.

Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por, sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.

Më tej, lideri demokrat mbrojti vendimin e tij të datës 9 shtator për të pezulluar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata nga SHBA”. Basha e konsideroi 9 shtatorin si momentin e ndarjes të së shkuarës nga e ardhmja.

“9 shtatori është dita kur kam vendosur ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj PD në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të PD. Kam vendosur të mbroj PD dhe investimin e demokratëve Ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person është 9 shtatori. 9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Dibër.

LAJMI KRYESOR: PD/ Basha në Dibër: Zgjedhim të ardhmen! Berisha paralajmëron nga Vlora

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...