Sport

Është djali i Ronaldinhos dhe president ka Ronaldon, Joao gati të mrekullojë botën

29 Dhjetor 2021, 19:21 Nga DOSJA
Është djali i Ronaldinhos dhe president ka Ronaldon, Joao gati të

BRAZIL-Joao Mendes de Assis Moreira po ndjek hapat e babait të tij, Ronaldinho. 16-vjeçari i ka të gjitha kushtet për tu bërë një nga lojtarët më të mirë në të ardhmen pasi nuk do të ketë vetëm ndikimin e babait të tij, por edhe të Ronaldo Fenomenit. Joao është grumbulluar me skuadrën e parë të Cruzeiros, klubi brazilian është në pronësinë e ish-sulmuesit të Interit.

“U gëzova pa masë kur pashë që Joao dëshiron të bëhet futbollist. Kam pak frikë, por si çdo baba jam i kënaqur që vendosi të bëjë gjëra që i kam dashur gjatë gjithë jetës sime,” u shpreh Ronaldinho.
Joao Mendes ka lindur në vitin 2005 dhe luan si sulmues, përveç nënshtetësisë braziliane zotëron edhe atë spanjolle.

“Kur e shoh në fushë është një kënaqësi e madhe për mua. Unë jam gjithmonë aty për ta mbështetur dhe ky është roli im. Nuk më pëlqen ta ngacmoj shumë, por e di që duhet të mësojë”. Ishin fjalët e Ronaldinhos.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil cruzeiro ronaldinho ronaldo brazil cruzeiro ronaldinho ronaldo

Sondazh

Poll