Politike

VD-Basha për Berishën: Vendosi interesin e tij personal mbi interesat e shqiptarëve

29 Dhjetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
VD-Basha për Berishën: Vendosi interesin e tij personal mbi interesat

DIBËR – Lideri i demokratëve Lulzim Basha sulmoi sërish ish-kryeministrin Sali Berisha nga Dibra duke thënë se ky i fundit vendosi interesin e vet personal mbi atë të demokratëve dhe qytetarë. Në takimin me simpatizantët e PD-së në Dibër, Basha shtoi se partia e drejtuar nga ai nuk mund të ndalonte shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.


“Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: PD/ Basha në Dibër: Zgjedhim të ardhmen! Berisha paralajmëron nga Vlora

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha non grata lulzim basha sali berisha non grata

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...